Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramaj me Ajaxin fitojnë pas një kohe të gjatë

Ajaxi ka shënuar fitore pas një kohe të gjatë në elitën e futbollit të Holandës. Ajaxi mposhti në shtëpi Utrechtin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit të Holandës. Diant Ramaj ishte në portë te Ajaxi.

Fitoren e fundit në Holandë, Ajaxi e shënoi më 27 janar ndaj Heraclesit 4:2. Ajaxi është në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa tri pozita më poshtë qëndron Utrechti me 32 pikë.