Skuadra e madhe, Ajax, është kualifikuar në fazën e 1/16 së finales së Ligës së Konferencës, pasi ka përfunduar në vendin e tretë të Grupit B të Ligës së Evropës.
Diant Ramaj e kompletoi ndeshjen tek Ajaxi që mposhti në shtëpi AEK-un e Athinës, 3:1, në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
Ajaxi i treti e mbyll fazën grupore me pesë pikë, kurse AEK-u i fundit me katër pikë. Brightoni që mposhti Marseillen 1:0 vazhdon në 1/8 e finales së Ligës së Evropës nga vendi i parë me 13 pikë, dy më shumë se Marseille i vendit të dytë. Skuadra franceze shkon në 1/16 e finales në Ligën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm