Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani vjen nga Australia për një mision të ri me Kosovën

Taip Ramadani është ndalur disa ditë në Spanjë në rrugëtimin e tij nga Australia për në Kosovë. Ai vjen me mision të njëjtë - për të ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës në përpjekje për të prekur ndonjë nivel të ri në hendbollin ndërkombëtar.

Para Ramadanit e Kosovës është një mision i vështirë - paraqita në eliminatoret për botërorin e vitit 2019, përkatësisht përballja me superfuqinë e hendbollit Poloninë, me Portugalinë vendase dhe me Qipron, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshjet, që i takojnë grupit të katërt të raundit të parë kualifikues, do të luhen prej 12 deri më 14 janar në Portugali.

Vendi i parë kalon tutje, përkatësisht në plejof, ndërsa Kosova është thuajse pa gjasa. Synim i Kosovës, sipas përzgjedhësit Taip Ramadani, është fitorja ndaj Qipros dhe përballja me sukses me Poloninë e Portugalinë.

Përfaqësuesja grumbullohet të hënën (sot) në Gjakovë, ndërsa Ramadani bashkohet në fillim të janarit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)