Ramadan Alaj është ftuar pas një kohe të gjatë te Përfaqësuesja e Kosovës në futsall. Alaj është përfshirë në listën e të ftuarve nga selektori Agon Ramadani, që është pjesë e ekipit të futsallit, Prishtina 01.
Kosova më 3 mars do ta luajë ndeshjen e fundit në “Main Round” të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2024 në futsall. Në Prishtinë do ta presë përfaqësuesen e Holandës. Kosova deri më tani ka tri humbje, por matematikisht ende ka gjasa për kalim tutje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë ‘Dardanët’”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Përballja ndaj Holandës do të jetë debutim për Ramadanin si selektor.
