Agon Ramadani do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë në futsall pasi edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportën shqiptare.
Në të kaluarën Ramadani ka luajtur edhe për Kosovën, porse vetëm në ndeshje miqësore.
29 vjeçari cilësohet si njëri nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë.
Ai është dy herë fitues i Superligës së futsallit dhe katër herë fitues i Kupës.
Ramadani gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Feniksit nga Drenasi, me të cilën kishte arritur deri në fazën e Elite Round në vitin 2016.

Artikuj të ngjashëm
-
Ramadani vlerëson besimin, synon suksese me Përfaqësuesen e futsallit
-
Agon Ramadani emërohet selektor i Kosovës në futsall
-
Çorumi konfirmon ftesën e Shqipërisë për Ramadanin
-
Shpallet lista, Kosova në Mal të Zi për parakualifikimet e Botërorit të futsalit
-
Ramadani përgëzon lojtarët për ndeshjen me Holandën