Një tjetër futbollist nga Kosova ëndërron të debutojë me fanellën e Shqipërisë. Dhe e ka rastin, shkruan sot Koha Ditore.
Është ky ish-mesfushori i disa skuadrave të Kosovës, Ylber Ramadani, që të hënën shpreson të paraqitet për Shqipërinë në miqësoren që e luan më 26 mars në Elbasan kundër Norvegjisë.
Ramadani që luan te skuadra Velje e Kategorisë së Dytë të Danimarkës, të enjten në konferencën për media në Durrës ku po përgatitet Kombëtarja, ka theksuar se ka qenë ëndërr e fëmijërisë të luajë një ditë me fanellën kuqezi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm