Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rakitiq mbetet te Barça, tani ka klauzolë prej 125 milionë eurosh

Barcelona ka njoftuar se mesfushori kroat Ivan Rakitiq ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me klubin katalonas.

Rakitiq më 10 mars do të nënshkruajë kontratën që e mban atë në Spanjë deri më 30 qershor të vitit 2021.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kontratën e re përfshihet edhe klauzola prej 125 milionë eurosh.

Kroati është pjesë e Camp Nout që nga vera e vitit 2014 dhe deri tani ka pasur 145 paraqitje dhe ka shënuar 23 gola.