Kroati Ivan Rakitiq ka qenë ndër lojtarët më të përfolur në ditët e fundit të merkatos.
Ai ka qenë i lidhur me thashethemet rreth një largimi të mundshëm në drejtim të Paris Saint Germain.
Ylli i Barcelonës i ka mohuar të gjitha dje pas ndeshjes ndaj Real Valladolid dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë me katalunasit.
Në një intervistë me “Barça TV”, mesfushori është shprehur: “Pas të gjitha fjalëve që janë thënë, tashmë ka mbaruar gjithçka, do të qëndroj. Është një nga ndjenjat më të mira ta bartësh këtë fanellë. Me shumë dëshirë jam duke vazhduar rrugëtimin me skuadrën”.
Ivan Rakitiq është një nga lojtarët më të pëlqyer të Ernesto Valverde dhe është pjesë kryesore e planeve të trajnerit.