Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit kroat Ivan Rakitiq, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet nga Barcelona. Rakitiq tek Atletico shihet si përforcim i madh për repartin e mesfushës dhe pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone. Rakitiq ka kontratë me Barcelonën deri vitin tjetër, kurse këtë edicion ka 30 paraqitje dhe katër asistime në të gjitha ndeshjet. 31-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Schalke e Baseli. Gjithashtu ka edhe 106 paraqitje e 15 gola të shënuar me Kroacinë.
Artikuj të ngjashëm