Sipas të gjitha gjasave, Paul Pogba, do të qëndrojë në Manchester. Së paku deri në verën e 2021-s.
Këtë e kanë bërë të ditur nga agjenti i tij, Mino Raiola, i cili ka thënë se ai do qëndrojë në Angli deri në verën e ardhshme pasi do të ishte “e vështirë” të zgjidhte ndonjë klub tjetër deri në janar.
Raiola kohëve të fundit ka njoftuar se mesfushori 27-vjeçar është i pakënaqur në klub dhe se dëshiron të ndërrojë ekip. Kritikat ndaj Pogbas janë shtuar për mos angazhim, raporton BBC.
“Kur flitet për Pogban në Angli, ata janë të ndjeshëm, madje shumë të ndjeshëm”, ka thënë Raiola për Tuttosport.
“Është shumë e vështirë të shohësh klube të mëdha teksa bëjnë transferime të mëdha në janar. Mbetet të shihet në verën e ardhshme se çka do të ndodhë”, ka thënë tutje ai.
Francezi Pogba, kontratat e të cilit në United i skadon në vitit 2022, s’ka arritur t’i përmbushë pritjet që kur është ribashkuar me skuadrën për 89 milionë nga Juventusi në vitin 2016.