Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, gjatë garës së sotme në Bahrejn, e cila u fitua nga gjermani Sebastian Vettel.
Piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen u fut në pit stop, për të kryer ndërrimin e gomave, por nxitimi në dalje bëri që të përplaste njërin prej mekanikëve, duke i thyer këmbën, transmeton kp.
Gara e Raikkonen nuk shkoi aspak mirë, pasi u detyrua ta braktisë atë menjëherë pas incidentit në bokse.
Artikuj të ngjashëm