Skuadra e Rahovecit ka vazhduar me humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën, Rahoveci u mposht në shtëpi nga Vëllaznimi në kuadër të xhiros së nëntë.
Dueli i luajtur në palestrën “Mizahir Isma”, u mbyll me shifrat 71:65 në të mirë të mysafirëve.
Për Rahovecin, kjo është humbja e tetë rresht këtë edicion kurse Vëllaznimi regjistroi fitoren e katërt.
Emanuel Omogbo me 20 pikë ishte më i dalluari të Vëllaznimi, ndërsa Damonte Dodd shtoi 14 pikë e 16 kërcime.
Te Rahoveci, Chris Seeley pati 18 pikë, kurse Jahii Carson shtoi 15 sosh, por nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.