Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci barazon serinë finale ndaj Prishtinës

Rahoveci ka arritur t’ia shkaktojë Prishtinës humbjen e parë në sezon në Kosovë duke barazuar rezultatin në serinë finale të “Play-offit”.

“Vreshtarët” fituan 87:84 në një ndeshje të barabartë deri në fund të takimit.

Mysafirët nisën më mirë ndeshjen, por në periudhën e dytë dhe të tretë Rahoveci arriti të krijonte epërsinë të cilën e mbajti deri në fund për të barazuar në 1 me 1 serinë.

Fred Richardson te Rahoveci shënoi 25 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 26.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në kryeqytet.

Artikuj të ngjashëm