Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rafinha mund të kthehet tek Interi

Interi është duke menduar për lojtarin që do ta transferojë në rast se dështon pista për ta sjellë në Milano mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq.

Sipas mediave italiane, transferimi i mesfushorit kroat është duke shkuar nga dështimi dhe në këtë rast, Interi medoemos dëshiron një mesfushor për edicioni e ri, transmeton KTV.

Drejtuesit e “Zikaltërve” janë duke e menduar kthimin e mesfushorit të Barçës, Rafinha, i cili është emri më i pëlqyer për trajnerin Luciano Spalletin dhe tifozët e kësaj skuadre.

Rafinha në gjysmën e edicionit të shkuar luajti për Interin duke u paraqitur në 17 ndeshje dhe realizuar 2 gola.