Trajneri i KB Bashkimit, Dragan Radoviq për Koha Ditore ka thënë se pret ndeshje të vështirë në ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës, për të cilën thotë se është favorite.
Megjithatë ai thekson se ekipi i tij është përgatitur mirë dhe është plotësisht i gatshëm për duelin e dytë final.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe për t'u bërë gati për ndeshjen e dytë, që e luajmë në shtëpi. Kemi bërë një punë të mirë me fitoren në Prishtinë dhe tash duhet që rezultatin e ndeshjes së parë ta konfirmojmë para tifozëve tanë”, është shprehur Radoviq për Koha Ditore. “Prishtina ende mbetet favorite, por ne duam të bëjmë një hap tjetër drejt synimit të madh, shpalljes kampionë të Kosovës. E kemi parasysh cilësinë e Prishtinës dhe pres reagim, por gjithashtu kam besim në ekipin tim, i cili nuk do të kursej asgjë nga vetja për fitore”.
Bashkimi fitoi përballjen e parë finale si mysafir, kurse sonte nga ora 19:00 e pret Prishtinën në “Sezai Surroi”.