Bashkimi nuk është dorëzuar për të arritur suksesin historik, titullin e parë, por për ta bërë këtë duhet të shënojë fitore sot në “Sezai Surroi” për të barazuar rezultatin e serisë finale në 2-2 ndaj Prishtinës.
Trajneri i klubit prizrenas, Dragan Radoviq thotë se ekipi i tij, i përkrahur nga tifozët do t'i shkojë deri në fund kësaj beteje për realizimin e ëndrrës.
“Në tri ndeshjet e para të kësaj serie finale kemi dëshmuar se mund të luajmë të barabartë kundër Prishtinës. Për fat të keq tonin, përvoja e lojtarëve të Prishtinës në ndeshje të tilla dhe disa gabime tona kanë bërë që tash rezultati të jetë 2:1 në favor të tyre. Nëse aplikojmë mbrojtjen që e patëm në dy ndeshjet e para dhe një sulm më kolektiv, natyrisht me energji dhe përqendrim më të madh, mund të fitojmë”, është shprehur Radoviq për Koha Ditore.
Ai më tutje ka shtuar se, “synimi është ta fitojmë këtë ndeshje për të barazuar serinë, duke lënë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e pestë. Mund t'ia dalim mbanë, me përkrahjen e madhe të tifozëve besoj se do të mbesim deri në fund për të realizuar ëndrrën, duke fituar titullin e kampionit”.
Prishtina po udhëheq momentalisht 2-1, dhe në rast të fitores së sotme në Prizren atëherë do të shpallej kampion.
-
Radoviq: Do të japim gjithçka për të barazuar serinë ndaj Prishtinës
-
Radoviq: Prishtina mbetet favorite, por duam fitore
-
Radoviq: Kjo fitore ndaj Prishtinës do na udhëheq drejt titullit
-
Bashkimi synon rikthimin e madh, Trepça gati për festë
-
Trajneri i Prishtinës po kërkon finalen e tretë dhe triumfin e parë