Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qyteti pa lumë e pa tituj

Grupi i tifozëve të klubeve sportive Prishtina, "Plisat", ka kohë që mburret me moton "qytet pa lumë, por me kupa shumë", shkruan sot Koha Ditore.

I referohet kryeqytetit - Prishtinës - që nuk ka lumë, por ka skuadra të suksesshme që fitojnë vazhdimisht tituj. Por këtë vit gjërat qëndrojnë ndryshe. Motoja nuk qëndron shumë.

Klubet e kryeqytetit në sportet kolektive në konkurrencë të meshkujve: si në futboll, basketboll, hendboll e volejboll kanë mbyllur edicionin 2017/18 pa asnjë titull, diçka që nuk i ka ngjarë Prishtinës tash e shumë kohë.

Për ironi, në të katër sportet klubet e Prishtinës ishin në finale dhe afër titujve, por dështuan në fund.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm