Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

"Olimpico” po përgatitet për mbajtje të distancës sociale

“Stadio Olimpico” në Romë mund të rihapet për tifozët në janar të vitit 2021, si stadium me 30 mijë ulëse, për të bërë të mundur distancën sociale, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Serie A pritet të rifillojë më 13 qershor, por pa shikues. Por, planet janë duke u bërë që të mirëpriten tifozët nga viti i ardhshëm, apo edhe më herët.

Kjo do të jetë e mundur në stadiume të mëdha siç është “Olimpico” në Romë, që ka kapacitet 70 mijë ulëse. Ky stadium do të pranojë vetëm 30 mijë shikues për të garantuar distancën sociale. Do të shpërndahen tifozët nëpër ulëse, por ekziston frika se tifozët nuk do të qëndrojnë në ulëset e caktuara dhe do të tentojnë të afrohen.

Nuk po e shqyrton vetëm futbolli këtë situatë, pasi me dekretin e Qeverisë italiane të shtunën mbrëma, kryeministri Giuseppe Conte, ka konfirmuar se masat kufizuese do të zbuten në sektorë të ndryshëm.