Qeveria e Kosovës mori sot vendim që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Zonën Ekonomike të Gllogocit.
Ai do të ngrihet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të kësaj komune, siç i u tha, 14 kilometra larg Prishtinës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Kulturës, Kujtim Gashi arsyetoi vendimin, pas të cilit hapen rrugët për procedurat e tjera për ndërtimin e tij. Duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse financuesi i këtij projekti të rëndësishëm për vendin ka vërejtje për lokacionin, ministri tha se nuk ka vërejtje.
Të kujtojmë se ka pasur shumë vërejtje për transferimin e këtij objekti me rëndësi për Kosovën e kryeqytetin në këtë lokacion.