Ministri i Sportit në Qeverinë e Serbisë, Zoran Gajiq, e ka vlerësuar të padrejtë vendimin e Policisë së Kosovës për të ndaluar garat ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka ndaluar aktivitetet ilegale të Serbisë në Kosovë, pasi javën e kaluar nisi e ashtuquajtura “ligë e Anamoravës në futboll”. Për këtë shkroi KOHA e më pas reagoi edhe FFK-ja.
“Njoftimi nga policia e atjeshme se ndalohen organizimi i ndeshjeve që nuk janë të federatave sportive të ashtuquajturit shtet të Kosovës, është akt i presionit politik dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin. Ministrisë së Sportit i takon të vazhdojë të ndihmojë sportin në jug të Serbisë dhe që të luftojmë për popullin tonë në Kosovë e Metohi, luftë që e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiq, e që e ka përkrahjen e të gjithëve”, ka thënë Gajiq për agjencinë e lajmeve Tanjug.
-
Policia e Kosovës ndalon garat ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës
-
Pos FFK-së edhe MKRS-ja e vendosur të mos lejojë garat ilegale të Serbisë në Kosovë
-
Federata serbe mundohet ta gënjejë UEFA-n, nuk i tregon që organizon gara ilegale në Kosovë
-
FFK-ja i gëzohet vendimit për të ndaluar aktivitetet ilegale
-
Serbët e humbin arsyen, thonë se do t’i shkruajnë UEFA-s për garat ilegale