Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qerimi: Na kushtuan gabimet që i bëmë

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi ka vlerësuar se gabimet e bëra kanë kushtuar me barazim ndaj Belgjikës.

Kosova e Belgjika barazuan 28:28 të dielën mbrëma në Prishtinë.

“Në një mënyrë u përsëritën gabimet që i kemi bërë ndaj Turqisë. Në disa momente kur lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi, i kemi bërë disa gabime që nuk falen në këtë nivel, sidomos kur ka rivalitet dhe loja është e barabartë. Shumicën e kohës rezultati ishte i barabartë. I kemi paguar gabimet tona me këtë barazim. Rezultati baras nuk mund të them që është i keq, mirëpo për ne ka qenë synim vetëm fitorja. Shpresoj që lojtarët të fitojnë përvojë dhe mos të paraqitemi me emocione”, ka thënë Qerimi.

Ndërkohë kapiteni Valon Dedaj e ka vlerësuar të mirë ndeshjen.

“Besoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe kundërshtari e ka dhënë maksimumin. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në pjesën e parë. Kemi qenë rreth 5 minuta me dy lojtarë më shumë dhe nuk arritën të krijonim epërsi të lartë. Në pjesën e dytë kemi luftuar të dy ekipet, loja ka shkuar e barabartë dhe në fund nuk arritëm të fitonim”, ka thënë Dedaj.