Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qerimi i kënaqur me fitoren ndaj Kuvajtit

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, është ndarë i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e lojtarëve të tij në miqësoren ndaj Kuvajtit.

Kosova të premten, triumfoi bindshëm 36:26 në miqësoren kundër Kuvajtit të luajtur në Podgoricë.

“Një lojë kontrolluese e mirë dhe në bazë të rezultatit mund të them se jam shumë i kënaqur. Arsyeja e kësaj kënaqësia është se disa lojtarë që deri më tani nuk kanë pasur qasje në kombëtare, kanë treguar vullnet dhe paraqitje të jashtëzakonshme. Angazhimi ynë për asnjë moment nuk kanë munguar në këtë takim. Rezultati është i thellë sepse kemi bërë një luftë dhe angazhim të pashoq, sidomos në mbrojtje”, ka thënë Qerimi.