Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Puyol: Nuk është shumë vonë që Messi të kthehet te Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol ka thënë se Lionel Messi do të ishte i mirëpritur te Barcelona nëse dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në “Camp Nou”.

Ish-kapiteni i Barcelonës ka theksuar se nuk është vonë për një rikthim të Messit. “Nuk është vonë për një rikthim të Leo Messit.

Ai ka edhe një vit kontratë dhe shumë gjëra mund të ndodhin në atë kohë. Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur te Barça”, u ka thënë gazetarëve Puyol, raporton të hënën “goal.com”.

Messi u largua si lojtar i lirë nga Barcelona, ndërsa nënshkroi kontratë me Paris Saint-Germanin për dy vjet.