Nëpër rrjetet sociale në Kinë, shumë të rinj kinezë po i shpërndajnë fotografitë dhe xhirimet e tyre me mbishkrimin "Aleanca e Kinës për pushtimin e çative", me pamje të mahnitshme të qyteteve të mëdha si Pekini, Shanghai apo Guangzhou.
Bërja e fotografive dhe xhirimeve paraqesin rrezik të madh për jetën e tyre. Ata, vetën e quajnë garues, kurse këtë ecje nëpër çati cep të ndërtesave të larta sport. Deri në çati shkojnë shkallëve, pasi u kanë ikur rojeve, përcjell Koha Ditore shkrimin e GlobalTimes.
Rreziku me kaq nuk ndalet. Dëshmia e pushtimit të ndërtesave të larta është e domosdoshme, andaj të rinjtë bëjnë "selfie" dhe xhirime të ndryshme, që më pas bëhen virale nëpër rrjete sociale.
Duket se tragjedia e fundit e Wu Yonging, yllit të pushtimit të çative në Kinë, nuk ka pasur ndikim në uljen e entuziazmit të tyre. Wu, i cili ishte shpallur pushtuesi më i mirë i çative në Kinë, ka rënë nga ndërtesa në sfidën e fundit që e kishte pasur në Changsha. Vdekja e tij nxiti diskutime të ashpra në lidhje me rreziqet, etikën dhe ligjshmërinë e këtij sporti ekstrem në Kinë.
Ndërkohë, që është instinkt i njeriut për të ndjekur sigurinë, një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve në Kinë po krenohen me këto aktivitete të rrezikshme të pushtimit të çative, dhe po i vlerësojnë gjest kundër pikëpamjeve tradicionale...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Bie nga ndërtesa 62 katesh derisa performonte akrobacinë e çmendur
-
Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?
-
Bëhet virale kodra në formën e një qeni në Kinë
-
Të paktën 35 të vdekur, pasi makina goditi një turmë njerëzish në Kinë
-
11 nxënës të vdekur nga shembja e një çatie në Kinë