Në një moment Leon de Kogel ishte duke jetuar ëndrrën fëmijërore, në tjetrin kishte mbetur duke u lutur që të mundë thjesht të luante në oborr me dy djemtë e tij sërish.
Futbollisti holandez po shijonte pushimet në Maltë me shoqëri në qershor, kur vetura me të cilën po udhëtonte u përfshi në një përplasje ballore me një taksi, duke shkatërruar këmbën e tij të majtë, shkruan sot Koha Ditore.
De Kogel nisi të thoshte lamtumirë. Ai ishte i bindur se do të vdiste.
Por duke u zgjuar në një spital maltez, mendimet e sulmuesit të skuadrës Cornella u zhvendosën nga vdekja në atë nëse mjekët mund t'ia shpëtonin këmbën.
Tetë muaj më vonë De Kogel po ecën me ndihmën e patericave, pas një programi intensiv të rehabilitimit, por është goditur me dhjetëra mijëra euro kosto ligjore pas mosmarrëveshjeve si për kontratën e tij ashtu edhe për dëmshpërblim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)