Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Punëtorët koreano-veriorë prapa botërorit “Rusia 2018”

Një hapje testuese e “Zenit Arenas“ në St. Petersburg në shkurt u ofroi 10 mijë spektatorëve një garë me vetura, manovra me motoçikleta, valltarë, dhe një ari performues të prezantuar si “heroi më i madh i Rusisë”.

Por ceremonia patriotike dështoi të përmendë se stadiumi, në të cilin Rusia do të hapë Kupën e Konfederatave më 17 qershor, është ndërtuar kryesisht nga punëtorë emigrantë nga Azia, nga shtetet më shtypëse, si Koreja e Veriut, shkruan “The Observer”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një nënkontraktues që ka kërkuar të mbetet anonim, ka njoftuar se së paku 190 koreano-veriorë kanë punuar me orar të stërzgjatur dhe pa ditë pushimi nga gushti deri në nëntor të vitit të kaluar dhe një 47-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.

“Këta persona janë të frikësuar të flasin me njerëz. Nuk e shikojnë askënd. Janë si të burgosur të luftës”, thotë nënkontraktuesi. Një punonjës i kompanisë shtetërore të Koresë së Veriut që sjell punëtorë në Rusi i ka thënë “The Observer” në vendin e ndërtimit në St. Petersburg se burrat shpesh kanë punuar me orar të stërzgjatur dhe kanë dhënë një pjesë të pagës së tyre për mbrojtjen e regjimit të Pyongyangyut, që përfshin investime në programe nukleare.

Dhjetëra mijëra punëtorë të Koresë së Veriut, në Rusi punojnë shpesh në kushte si të skllavërisë, sipas Marzuki Darusman, raportues i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut. Kompanitë që i angazhojnë ata bëhen bashkëfajtore në një sistem të papranueshëm të punës së detyruar, sipas Darusmanit.

Ndonëse është aprovuar një ligj në Rusi në vitin 2013 për të liruar punëtorët e lidhur me ndërtimet në Kupën e Botës nga shumica e rregulloreve të punës në vend, puna koreano-veriore në stadiume vë në pyetje përkushtimin e FIFA-s dhe të Moskës për të drejtat e njeriut në përgatitjet për turneun.

Në një deklaratë FIFA ka thënë se do të vazhdojë të përcjellë çdo akuzë të bërë në lidhje me shkelje të të drejtave të njeriut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.