Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Punëtorët kampionë të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk mund të mburret me rezultatet e arritura të përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Por është Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), që në arenën ndërkombëtare ka qenë goxha e suksesshme.

Për shtatë vjet pjesëmarrjeje në garat ndërkombëtare të organizuara nga Konfederata Botërore e Sportistëve Amatorë, Kosova në futboll ka arritur të dalë tri herë e para, tri herë e dyta dhe një herë e treta, ku pjesëmarrës kanë qenë shtete të mëdha botërore si Meksika, Rusia, Polonia, Algjeria, Izraeli e disa shtete të tjera, në mesin e tyre edhe Serbia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo federatë me rezultate qëndron mirë edhe në basketboll. Ekipi i sportistëve punëtorë të Kosovës, ka fituar edhe një titull dhe një herë ka dalë i dyti në garat e organizuara në Varna të Bullgarisë. Në fakt, këto lloj gara organizohen sidomos në qytetet bullgare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.