Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim te Burnley, me rezultat prej 2-4.
Ishte amerikani Christian Pulishiq ai që pati paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar tre gola në këtë takim, transmeton Koha.net.
Dy gola i shënoi në pjesën e parë, derisa në të dytën e shënoi një.
E golin e fundit për skuadrën e Lampardit e shënoi braziliani, Willian në minutën e 58.
Vendasit arritën të ngushtojnë në minutën e 86 dhe 89 përmes Rodriguezit dhe McNeilit.
Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e katërt. Derisa në vendin e 11 Burnley ka 12 pikë.