Kur sulmuesi i Norwich Cityt, Teemu Pukki, shënoi golin e tij të parë në Premier League kundër Liverpoolit në "Anfield Road" muajin e kaluar, ai arriti diçka të rrallë. Pukki ia doli që për stinorin e tetë me radhë të shënojë gol me goditjen e parë në drejtim të portës.
Në një seri që ka nisur në vitin 2012, reprezentuesi i Finlandës ka gjetur golin me gjuajtjen e parë në portë te skuadra si Schalke, Celtic, Brondby dhe Norwich City, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pesë ndeshjet e deritashme me skuadrën e ngjitur në Premier League, Pukki ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy të tjerë. Asnjë lojtar nuk është përfshirë në më tepër gola në ligën angleze këtë stinor.
Nuk është befasi që është zgjedhur lojtari i muajit gusht në Premier League, gjatë të cilit muaj shënoi "hat-trick" ndaj Newcastle Unitedit, një gjë që nuk e kishte arritur as në Kategorinë e Dytë të Anglisë me Norwichin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)