Të shtunën gjatë ditës, përzgjedhësi i Kosovës U17 në futboll, Arsim Abazi, e ka publikuar listën për duelet kualifikuese të Kampionatit Evropian që zhvillohet vitin tjetër në Izrael.
“Dardanët” e rinj nga 6 deri më 12 tetor do të jenë të angazhuar me ndeshjet e Grupit 9 kualifikues, bashkë me Slloveninë, Ishujt Faroe dhe Austrinë. Austria është nikoqire e grupit.
Stërvitjet e grupit do të nisin të dielën, ndërsa më 5 tetor skuadra do të udhëtojë në Austri.
Duelin e parë Kosova e zhvillon kundër Austrisë më 6 tetor në orën 18:30.
Dy skuadrat e para në grup do të kualifikohen në raundin elitë.
Ndeshjet finale të Evropianit 2022 për grupmoshën U17 në Izrael do të nisin më 16 maj dhe përfundojnë më 1 qershor.