Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG përshpejton negociatat për Jamesin

James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi këtë verë. Kështu të paktën shkruajnë mediet spanjolle.

Kolumbiani, i cili ka gjetur pak hapësirë në skuadrën e Zinedine Zidane është i vendosur për t’u larguar dhe për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.

Siç raportojnë mediet iberike, PSG insiston që të blejë ish-sulmuesin e Monacos, transmeton kp. Parisienët e PSG-së thuhet se do të përshpejtojnë negociatat me agjentin e lojtarit Jorge Mendes në mënyrë që ta arrijnë sa më shpejtë marrëveshjen që Jamesi të “fluturojë” drejt Parisit.

Gjithashtu, kolumbiani kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

Artikuj të ngjashëm