Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG: Neymar do të largohet sapo të vijë oferta e duhur

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se klubi është gati ta shesë lojtarin.

Me spekulimet qe ka pasur me transferimin e Neymarit në Barcelonë ose Real, Leonardo ka thënë se ai mund të largohet.

“Është e qartë për të gjithë, sot në futboll ti thua një gjë dhe pas disa ditësh një tjetër gjë, kështu funksionon”, deklaroi ai.

Ai tha se Neymar mund të largohet sapo oferta e duhur të vijë, transmeton kp.

“Neymar mund të largohet sapo oferta e duhur të vijë, por tash nuk e dimë nëse ndonjë ekip dëshiron ta blejë dhe sa ka vendosur të paguajë për lojtarin, e gjitha kjo nuk mund të ndodh brenda një dite për këtë mundem t’ju siguroj”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm