Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, skuadra për t’u mposhtur në Francë

Paris Saint-Germaini vazhdon të mbetet skuadra për t’u mposhtur në elitën e futbollit francez.

Parisienët në vikendin që shkoi mposhtën 7:1 skuadrën e Lillet.

Kylian Mbappe, Neymar, Lionel Messi dhe Achraf Hakimi ishin më meritorët për fitoren e thellë për ekipin që udhëhiqet nga Christophe Galtier.

Tani PSG-ja e pret skuadrën e mesit të tabelës, Monacon. Takimi PSG – Monaco luhet të dielën nga ora 20:45 dhe e mbyll xhiron e katërt në Francë.

12 nga 17 golat në ligë sivjet për PSG-në i ka shënuar treshja e sulmit, Neymar, Mbappe e Messi.

PSG-ja prin në tabelë me nëntë pikë nga tri ndeshje.