Raportohet se gjiganti francez Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për yllin e Juventusit, Alex Sandro, por një transferim i tillë pritet të ndodhë në verë.
Interesim të madh për brazilianin ka shprehur edhe Chelsea, por që kishte dështuar ta transferonte në verë, transmeton Koha.net.
PSG-ja nuk mund të rrezikojë të shpenzojë në këtë afat kalimtar pas transferimeve më të shtrenjta në botë, Neymarit e Mbappes, por për të balancuar financat e klubit PSG-ja pritet të shesë Lucas Mouran, Javier Pastoren dhe Angel Di Marian.
Calciomercato raporton se në verë Sandro mund të bashkohet me PSG-në, pasi ende nuk ka vazhduar kontratën me Juventusin.
Artikuj të ngjashëm