Paris Saint-Germaini vazhdon të fitojë ndeshje pa shumë telashe në Ligue 1.
Të shtunën mbrëma, skuadra e superyjeve triumfoi në udhëtim te Nantesi me rezultat të pastërt 3:0.
Kylian Mbappe (18’ 54’) dhe Nuno Mundes (68’) ishin realizatorët e golave. Leo Messi asistoi në dy golat e Mbappes.
Nantesi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 24-t.
PSG-ja është e para në tabelë me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve. Nantesi është i dhjeti me gjashtë pikë.