Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron 90 milionë euro për Rakitiqin

Paris Saint-Germaini e dëshiron në radhët e veta yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiq.

Sipas Sport gjiganti francez ka bërë gati një ofertë prej 90 milionë euro për kroatin, transmeton Koha.net.

Rakitiq raportohet se ka klauzolë largimi prej 125 milionë euro, megjithatë PSG-ja synon që të sigurojë shërbimet e tij para se të mbyllet afati kalimtar.