Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Marcos Llorenten në fund të këtij sezoni. Mediumet në Spanjë, kanë raportuar se Llorente është synimi kryesor i trajnerit të PSG-së, Maricio Pochettino në afatin kalimtar të verës. Pochettino e sheh Llorenten si përforcim të duhur për mesfushën dhe ka kërkuar transferimin e tij më çdo kusht.
Te PSG-ja, janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 70 milionë euro për Llorenten, i cili ka një klauzolë lirimi prej 125 milionë eurosh.
Llorente po shkëlqen këtë edicion te Atletico, me tetë gola dhe po aq asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka kontratë deri në vitin 2024 me Atletico Madridin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Real Madridi për 30 milionë euro.