Robert Lewandowski pritet të largohet nga Bayern Munihi gjatë afatit kalimtar të verës.
Për sulmuesin polak, u raportua se është i interesuar Real Madridi, por në garë kanë hyrë edhe 3 klube të mëdha.
Bëhet fjalë për Chelsean e Machester Cityn në Angli dhe PSG-në në Francë.
Raportohet se Chelsea ka bërë ofertë konkrete, por fakti se skuadra nga Londra nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve e bën të vështirë kalimin e tij në “Stamford Bridge”.
Ndërkaq, kalimi te Manchester City mund të realizohet më lehtë, pasi trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka punuar me 29 vjeçarin te Bayerni.
Edhe
Juventusi po e mendon transferimin e Lewandowskit
Në anën tjetër, PSG-ja po planifikon shitjen e Cavanit e më pas blerjen e sulmuesit të Bayernit.
41 gola në 48 ndeshje në të gjitha garat, është bilanci i Lewandowskit me Bayernin, ku përveç titullit të kampionit në Bundesligë, u shpall edhe golashënuesi më i mirë.