Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, në çerekfinale të Kupës së Francës

PSG-ja ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Francës pasi mposhti skuadrën e Lilleit. Parisienët shkojnë në këtë rreth të garës për herë të tretë në tri sezonet e fundit. Skuadra e Lilleit nuk dinte për humbje në ndeshjet si mysafir që prej muajit nëntor.

Megjithatë, të udhëhequrit e Mauricio Pochettinos fituan 3:0 të mërkurën në mbrëmje. Në pjesën e parë realizuan Mauro Icardi në minutën e nëntë dhe Kylian Mbappe në minutën e 41-të nga pika e bardhë. Mbappe e zëvendësoi Icardin në minutën e 39-t. Sulmuesi francez, Mbappe, e shënoi edhe golin e tretë, në minutën e tretë të kohës shtesë.

Artikuj të ngjashëm