Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Agueron

Gjiganti francez PSG ka hyrë në garë për sulmuesin argjentinas Sergio Aguero.

The Times raporton se klubi francez ka gati rreth 69 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Aguero nuk kishte pasur raporte aq të mira në sezonin e fundit të Cityt me menaxherin Pep Guardiola dhe raporti i tyre mund të ndikojë në largimin e argjentinasit.