Paris Saint-Germaini është kthyer te fitorja. Të dielën mbrëma, Parisi fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Rennesit.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të Ligue 1 të Francës. Vitinha shënoi për 1:0 në minutën e 32-të e më pas në minutën e 36-të Achraf Hakimi e shënoi golin e dytë për parisienët. Amine Gouiri ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 56-të. Vetëm dy minuta më pas Randal Kolo Muani shënoi për 3:1.
Me fitore, Parisi del në vendin e tretë me 15 pikë. Rennesi është i teti me 11 pikë. Ndeshja e së dielës ishte e 400-ta profesionale për Kylian Mbappen.