PSG-ja është vënë pas talentit të Romës, Luca Pellegrini.
Il Tempo raporton se PSG-ja nuk është e kënaqur me mbrojtësit e krahut të majtë, Layvin Kurzawa dhe Yuri Berchiche dhe për këtë arsye janë vënë pas 18 vjeçarit të Romës, transmeton Koha.net.
Pellegrinit i skadon kontrata me Romën në fund të sezonit, dhe raportohet se ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.