Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon suksesin në “Etihad” për ta rrëmbyer pozitën e parë në grup

Paris Saint-Germaini do të kërkojë ta mposhtë Manchester Cityn edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. PSG-ja do të përballet me Cityn në “Etihad Stadium”, të mërkurën prej orës 21:00, në duelin e parafundit të fazës së grupeve. Skuadra franceze synon pikët e plota në këtë duel, për ta kthyer pozitën e parë në Grupin A, të cilën aktualisht e mban kampioni në fuqi i Anglisë.

City ka nëntë pikë, një më shumë se PSG-ja, që zë vendin e dytë. Në duelin e parë, të luajtur në Paris, skuadra nga Ligue 1 pati triumfuar 2:0 ndaj Cityt. Te PSG-ja e kanë parasysh se humbja eventuale nga City do ta bënte më të vështirë kualifikimin në fazën e nokautit, pasi do të përcaktohej në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge. Në anën tjetër, City nëse e fiton këtë ndeshje, automatikisht edhe kualifikohet në fazën tjetër nga pozita e parë.

Parisienët janë të motivuar për këtë ndeshje, pasi gjasat janë të mëdha që të debutojë qendërmbrojtësi Sergio Ramos. Ramos iu bashkua PSG-së para fillimit të këtij edicioni, por nuk e ka luajtur asnjë ndeshje deri më tani për shkak të lëndimit. Ramos është rikuperuar plotësisht dhe është përfshirë në ekipin e trajnerit Mauricio Pochettino. Po ashtu gati për lojë do të jetë edhe sulmuesi Kylian Mbappe, përkundër që nuk është stërvitur me ekipin të hënën.

“Rezultati është gjëja më e rëndësishme në këtë ndeshje të madhe. Është një duel i rëndësishëm, të cilin jemi të fokusuar ta fitojmë. Jemi përgatitur mirë dhe prej fillimit të ndeshjes do ta kërkojmë fitoren, që nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka pranuar trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino. “Ramos ka punuar mirë javët e fundit dhe pothuajse është kthyer në formën e tij më të mirë fizike. Ai tashmë e ka bërë hapin e parë që është mbledhur me ekipin dhe gjasat janë të mëdha që të luajë, por nuk do të ngutemi”.

Edhe mesfushori italian, Marco Verratti, ka pranuar se PSG-ja ka për synim fitoren ndaj Cityt. Verratti ka thënë se City është një ekip i fortë dhe aspak nuk do të jetë mision i lehtë. Ai ka shtuar se PSG-ja dëshiron të përfundojë në pozitën e parë në grup dhe për këtë arsye kërkon fitore në Angli.

Edhe PSG e City luajnë ndeshje vendimtare, njëri mund të mbetet jashtë Futboll PSG e City luajnë ndeshje vendimtare, njëri mund të mbetet jashtë

“Pozita e parë në grup është shumë e rëndësishme, është synimi ynë dhe për këtë arsye duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Duam të jemi të parët që të dëshmohemi si më të mirët. City ka një ekip të mbushur me lojtarë të shkëlqyer dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje. Mirëpo, ne mund t’i shkaktojmë telashe të mëdha dhe të fitojmë”, shtoi Verratti.

Edhe skuadra e Cityt synon ta fitojë këtë ndeshje. Fillimisht për t’i hakmerret PSG-së për humbjen e shkaktuar dhe pastaj për ta konfirmuar pozitën e parë në Grupin A. Kështu ka thënë mesfushori i Cityt, Ilkay Guendogan, në konferencën për shtyp të mbajtur të martën mbrëma. Sipas tij, dueli ndaj ekipit francez është një mundësi e madhe për Cityn që ta tregojë forcën.

“Ne gjithmonë duam të luajmë kundër më të mirëve dhe PSG-ja është një prej ekipeve më të mira të Evropës. Për këtë arsye, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, të cilën duhet ta fitojmë. Me këtë fitore ne do të revanshohemi për humbjen që na e shkaktuan, por gjithashtu do të konfirmohemi në fazën tjetër si lider të grupit”, ka thënë Guendogan. “Ne duhet të japim më të mirën nga vetja, pasi synimi ynë nuk është vetëm të arrijmë në finale të Championsit, por ta fitojmë këtë trofe. Neve na përshtatet edhe një pikë, por duam ta fitojmë dhe të sigurohemi”.

E mërkurë

Grupi A

Man. City – PSG (21:00)

C. Brugge – Leipzig (21:00)

Edhe Messi kërkon golin e parë edhe në Ligue 1 Sport Messi kërkon golin e parë edhe në Ligue 1
  1. Man. City 4 9
  2. PSG 4 8
  3. C. Brugge 4 4
  4. Leipzig 4 1

Grupi B

Atl. Madrid – Milan (21:00)
Liverpool – Porto (21:00)
 

  1. Liverpool 4 12
  2. Porto 4 5
  3. Atl. Madrid 4 4
  4. Milan 4 1

Grupi C

Beshiktash – Ajax (18:45)

Sporting – Borussia D. (21:00)

  1. Ajax 4 12
  2. Borussia D. 4 6
  3. Sporting 4 6
  4. Beshiktash 4 0

Grupi D

Edhe PSG – City, përballja e klubeve që me çdo kusht e duan Championsin Sport PSG – City, përballja e klubeve që me çdo kusht e duan Championsin

Inter – Shakhtar (18:45)

Sherif – Real Madrid (21:00)

  1. Real Madrid 4 9
  2. Inter 4 7
  3. Sheriff 4 6
  4. Shakhtar 4 1