Lionel Messi do ta kërkojë vazhdimësinë e golave për Paris Saint-Germainin.
Messi realizoi në Ligën e Kampionëve dhe tani bashkë me skuadrën nga kryeqyteti francez synon fitoren e nëntë rresht në start të kampionatit francez, për ta konfirmuar formën e përkryer.
PSG-ja prin në tabelë me 24 pikë nga 8 ndeshje. Të dielën, në orën 13:00, PSG-ja do të jetë mysafire e Rennesit.
Messi realizoi gol të shkëlqyer në fitoren 2:0 të martën mbrëma kundër Manchester Cityt dhe pret që formën e mirë ta bartë edhe në Francë. Messi u asistua nga Mbappe, që në Ligue 1 nuk ka shënuar në 13 gjuajtjet e fundit. Në total, Mbappe ka shënuar sivjet në të gjitha garat katër gola, aq sa kanë edhe mesfushorët Ander Herrera dhe Idrissa Gueye.
Në duelet e ndërsjella, Paris Saint-Germaini ka 22 fitore, 15 i ka fituar Rennes, kurse 11 herë skuadrat janë ndarë baras.
Lyoni i Xherdan Shaqirit, të dielën mbrëma është mysafir i Saint-Etiennet, ndërsa Clermonti, ku luan Elbasan Rashani në të njëjtën ditë do të përballet në udhëtim me Lorientin.