Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ka gati 88 milionë euro për Sanchezin

Vendosmëria e Arsenalit për të mbajtur në radhët e veta yllin e vet, Alexis Sanchez do të testohet nga një ofertë e lartë nga Paris Saint-Germaini.

The Sun raporton se klubi francez, që ditë më parë realizoi transferimin më të shtrejntë të të gjitha kohëve me Neymarin, ka gati 88 milionë euro për Sanchezin, transmeton Koha.net.

Kiliani është lidhur me një largim nga Arsenali këtë afat kalimtar, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Manchester City.

Sanchez ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në qershorin e vitit të ardhshëm, kur do të mund të largohej me parametra zero.