Paris Saint-Germaini ka arritur të marrë tri pikë të plota në derbin me Lillen në xhiron e 12-të të Ligue 1 në Francë.
Klubi parisien triumfoi 2:1, me përmbysje.
Jonathan David e kaloi Lillen në epërsi në pjesën e parë, para se Marquinhos dhe Angel Di Maria të përmbysnin gjithçka. Braziliani Marquinhos shënoi në minutën e 74-t, ndërsa Di Maria realizoi në minutën e 88-të.
Me formë të dobët po vazhdon të paraqitet Lionel Messi. Ai u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë.
Nga 12 ndeshje, PSG-ja mbetet lider me 31 pikë, plot 10 para Lensit që e ndjek. Lille është i 11-i me 15.
Artikuj të ngjashëm