Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja favorit për Alaban

Raportohet se Paris Saint-Germaini është favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit David Alaba nga Bayern Munichu.

Kicker raporton se gjiganti francez konsiderohet favorit kundrejt Juventusit, Chelseat, Manchester Cityt e Liverpoolit për shërbimet e austriakut, transmeton KOHA.

Alaba mund të largohet si lojtar i lirë në verë, porse mund të largohet edhe në janar në rast të një oferte adekuate.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se PSG-ja është favorit pasi është i gatshëm të plotësojë kërkesën e lojtarit për pagë prej 20 milionë euro në sezon.

Artikuj të ngjashëm