Sport

PSG-ja e pandalshme, mposht edhe Lyonin

Paris Saint-Germaini ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligue 1.

Të dielën në stadiumin “Parc des Princes”, PSG-ja ka shënuar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit që kishin mundësi shënimi me Neymarin, Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.

Në pjesën e dytë Lyoni arriti të shënojë golin e epërsisë. Në minutën e 54-t, Lucas Paqueta kaloi në avantazh ekipin e tij.

Vendasit arritën të barazonin rezultatin në 1:1. Nga pika e bardhë shënoi sulmuesi brazilian Neymar.

Në minutat shtesë të ndeshjes vendasit realizuan golin e fitores. Kylian Mbappe harkoi bukur në zonë ku më së miri u gjet Mauro Icardi që shënoi për rezultatin 2:1.

Deri në minutën e 79-të te Lyoni luajti Xherdan Shaqiri.