Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Promotori i Joshuas e quan “blof” ofertën e Wilderit

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, i ka thënë kampit të Deontay Wilderit se marrëveshjet bëhen në një dhomë të takimit të kampeve e jo në Instagram, ndërsa negociatat për meçin e madh për unifikim të titujve të peshës së rëndë po mbahen.

Një takim mes dy boksierëve dhe këshilltarëve të tyre për ofertën prej 50 milionë dollarësh të Wilderit ishte paraparë të mbahej të premten, por takimi nuk u mbajt, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Hearn ka thënë se ekipi i Wilderit po bënte “blof” për përgatitje të kontratës.

“Mendoj se meçi do të realizohet, por mos dëgjoni 'blofet'“, ka thënë Hearn.

Britaniku Joshua, 28-vjeçar, mban titujt e botës në versionet WBO, IBF dhe WBA, ndërsa amerikani 32-vjeçar Deontay Wilder ka titullin e vetëm tjetër të madh, atë WBC. Këtë titull e mban që nga viti 2015.

Wilder bëri ofertën për meç në një video që e postoi në Twitter... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)