E diela nuk është ditë pushimi në fshatin Pozheran. Të paktën, jo këtë verë. Drejtori administrativ i skuadrës së promovuar në elitë, Vllaznia, Ilir Zuka, me mirësjellje lut që të kontaktohet pak më vonë.
Më vonë, prapë është i zënë. Dhe, herën e tretë pranon të flasë shpejt e shpejt, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Të 11 anëtarët e klubit jemi duke u angazhuar ditë e natë, për një organizim sa më të mirë të skuadrës”, thotë Zuka. Ai të dielën, thotë se kreu disa negociata rreth transferimeve të lojtarëve.
Vllaznia nga fshati Pozheran, me rreth shtatë mijë banorë, do të bëjë gara për herë të parë në Superligën e Kosovës në futboll... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.